Celebrities Film & Tv Showbiz

Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë të Francës ka filluar që prej datës 17 maj dhe pritet që të përfundojë me datë 28 të po këtij muaji. Të shumtë janë yjet nga bota e kinematografisë dhe jo vetëm që parakalojnë në tapetin e kuq dhe që janë bërë pjesë e këtij festivali i cili tani është kthyer në një traditë dhe zhvillohet çdo vit.

Ajo çfarë ra në sy ditën e djeshme ishte edhe pjesëmarrja e modeles së njohur shqiptare, Aurela Hoxha. Ajo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan transparent dhe me një dekolte të hapur. Modelja kishte zgjedhur që fustanin ta kombinonte edhe me një palë doreza lëkure në ngjyrë të gjelbër.

Kujtojmë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Aurela merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë. Por jo vetëm kaq, bukuroshja ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Filmit në Venecia në majin shtator të vitit 2021. 

Nga ana tjetër sjellim në vëmendje se Aurela Hoxha e mbajti në fshehtësi të plotë shtatzëninë e saj dhe vetëm kur djali i saj lindi modelja e bëri publike. Alaron është emri me të cilin ajo pagëzoi vogëlushin e saj, të cilin e poston shumë rrallë në rrjete sociale. Mirëpo, ne kurrë nuk e kemi parë partnerin e blogeres, pasi ajo ka zgjedhur që ta mbajë atë shumë diskret. Në këtë mënyrë bukuroshja ka shtuar kuriozitetin se kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën dhe të gjithë janë ‘sy e veshë’ për të zbuluar se cili është ai.

Në një intervistë të bërë së fundmi nga Aurela ajo ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe ka folur për herë të parë rreth shtatzanisë së saj.