Celebrities Love & Sex Showbiz

Modelja e njohur shqiptare Lorena Haliti, shtatzënë për herë të parë!

Një lajm i ëmbël vjen nga modelja shqiptare, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lorena Haliti. Bukuroshja është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ka ndarë vetë bukuroshja me disa foto të publikuara në Instagram krah partnerit të saj, Ami Mezezi. Haliti shfaqet duke pozuar me fustan të zi dhe duke treguar barkun e rrumbullakosur.

Sjellim në vëmendje se Lorena dhe Ami janë në lidhje prej disa vitesh në Amerikë. Çifti kanë planifikuar të bëjnë një dasmë në verën e 2023-ës, ku prezent përveç familjarëve do të jetë edhe fëmija e tyre. Modelja ende nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës por presim ta bëjë në vazhdim.