Celebrities Gossip Showbiz

Modelja ruse merr mbiemrin e Don Xhonit dhe “i premton” një djalë!

Don Xhoni është padyshim një nga reperët më të mirë dhe më në zë të momentit. Çdo projekt i ri muzikor që ai publikon arrin të fitojë miliona klikime dhe të dëgjohet kudo. Jo vetëm kaq, por reperi i hit “Make a pose” ka arritur të dëgjohet në shumë vende të botës duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm në kaq pak kohë karrierë të tij.

E kush është ndjekës fanatik i tj, padyshim ka dëgjuar për marrëdhënien e tij me modelen seksi ruse që sa vjen dhe na habit edhe më shumë. Fillimisht, Ariana e ‘gdhendi’ në trup portretin dhe emrin e reperit me një tatuazh dhe deri këtu u mendua si një gjest ‘i çmendur’ i një fanseje të tij. Mirëpo, deklaratat në rrjete sociale, video-t live ku i thonin njëri- tjetrit “të dua” dhe mbështetja e madhe që tregonin për njëri- tjetrin na shtuan dyshimet se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.

Pak ditë më parë, Ariana i habiti të gjithë me veprimin e saj, ku në fund të një shkrimi në rrjete sociale shkroi:

Nga Ariana Isufi (Isufi është mbiemri i Don Xhoni-t)

Jo vetëm kaq, por pas kësaj modelja ripostoi një fotografi të Donit duke shkruar:

I preferuari i mamasë sime

Mirëpo, duket se gjërat qenkan shumë më serioze nga ç’mendonim. Ariana jo vetëm që ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram se ka zgjedhur fustanin e saj të nusërisë, por i ka bërë dhe një “premtim” Don Xhonit dhe familjes së tij se në këmbim të mbiemrit që po i merr do t’i japë një djalë.

Në këmbim të mbiemrit tuaj, unë dua t’ju jap një djalë

Epo, meqë gjërat po ecin shpejt mes dyshes, urojmë të kemi të reja sa më parë!

Reperi vetëm para pak ditëve ka publikuar këngën e tij më të re “Trust me” dhe deri më tani ka mbi 4 milion klikime. Ky projekt muzikor ka arritur të pëlqehet shumë nga ndjekësit e tij duke e sjellë Don Xhonin në ‘origjinë’ me këngët e tij ‘hip-hop’ pasi na emocionoi me këngën verore për dashurinë “Deri kur”.