Celebrities Showbiz

Modelja shqiptare me famë botërore poston foton më të ëmbël: “Bota ime e vogël po bëhet më e madhe”

Emina Cunmuaj është një ndër modelet më të talentuara shqiptare e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka parakaluar në pasarelat më të famshme amerikane, ka ndërtuar jetën e saj familjare atje por ama kurrë nuk i harruar rrënjët shqiptare.

Si një ndër personazhet më të ndjekur në Instagram shpeshherë Emina poston video duke folur shqip apo duke gatuar pjata tradicionale shqiptare. Së fundmi, ajo ka zbuluar një lajm shumë të bukur për të gjithë fansat e saj. Përmes një fotoje të postuar në rrjetet sociale, bukuroshja konfirmoi shtatzëninë e tretë madje dhe gjininë e fëmijës. Dy vajzat e saj të vogla së shpejti do të bëhen me vëlla.

Por, Emina Cunmulaj nuk është mjaftuar vetëm me 1 foto, ajo ka postuar edhe një tjetër ku shfaqet në këmbë teksa vogëlushet e saj i përkëdhelin barkun që sapo ka nisur të rrumbullakoset.

“Bota ime e vogël po bëhet më e madhe”