Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Moderatorja e njohur Ilda Bejleri bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë vogëlushja Siena!

Ilda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive në vendin tonë. Para pak muajsh moderatorja bukuroshe postoi një foto në rrjetin e saj social Instagram dhe zbuloi për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur. Ajo zgjodhi që ta konfirmonte shtatzëninë e përfolur prej muajsh nëpër media përmes një fotoje majft të bukur.

Ilda nuk ka preferuar që të ndajë më shumë detaje në lidhje me shtatëzaninë e saj por burime nga “Kryefjala.com” kanë konfirmuar se ajo ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me Siena.

Moderatorja asnjëherë nuk ka dashur të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën. Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët e saj më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.

Kujtojmë gjithashtu se para disa muajsh teksa Ilda drejtonte edhe një emision me tematikë me fëmijë dhe mama, e pyetur nëse do ta shihnim nënë së shpejti, përgjigja e saj na tregoi se nuk ishte në planet e afërta të prezantueses, por në momentin e duhur, megjithatë nuk e përjashtoi si mundësi që jeta mund t’ja sjellë si surprizë.

Vjen një moment që çdo njeri e projekton veten për fazat e jetës. Të jesh mami është një gjë shumë e bukur sidomos në momentin e duhur dhe aty ku ndjehesh e plotësuar. Pse jo… unë nuk kam qenë kurrë kundër, unë jetën e kam marrë me faza në sensin që çdo moshë ka bukurinë e saj dhe ofron surprizat e veta.