Bota

Moldavia e shqetësuar nga ndikimi rus, dhjetëra mijëra qytetar mblidhen në një tubim pro-qeveritar në Kishinau!

Dhjetëra mijëra moldavë po protestojnë sot në kryeqytetin Kishinau për të mbështetur lëvizjen e qeverisë së tyre pro-perëndimore drejt Evropës, mes atyre që zyrtarët i konsiderojnë përpjekje ruse për të destabilizuar Moldavinë.

Moldavia është ndikuar ndjeshëm nga pushtimi i Moskës në Ukrainën fqinje, të cilën Kishinau e ka dënuar vazhdimisht dhe ka aplikuar për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Presidentja Maida Sandu ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të sabotojë integrimin e vendit të saj në BE, duke nxitur protesta dhe propagandë antiqeveritare, por Moska mohon ndërhyrjen në punët e Moldavisë.

“Moldavia nuk dëshiron të shantazhohet nga Kremlini“- tha Sandu në tubimin, i cili u organizua nga qeveria e saj dhe mbushi një shesh qendror.

Policia tha se më shumë se 75,000 demonstrues ishin të pranishëm.

“Ne nuk duam të jemi më në periferi të Evropës,” tha ajo, duke u zotuar se Moldavia do të bëhet anëtare e BE deri në vitin 2030.