Celebrities Gossip Showbiz

Momente të tilla nuk kanë fund në shtëpinë e “Big Brother VIP”! Trixa del ‘topless’, mbulon gjoksin me duar…

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.

Por nuk do të flasim për lidhjen e tyre, por për një incident që i ka ndodhur bukuroshes pak para fillimit të këtij Prime. Teksa ka qenë duke u veshur me fustanin për mbrëmjen e sotme në dhomën e grimit, ajo është shfaqur ‘topless’ duke u perpjekur të mbulohet me duar.

Epo, momente të tilla nuk mund të mos ketë në shtëpinë e “Big Brother VIP”, pasi fundja fundit banorët janë në shtëpi!

Data 9 janar përkoi me ditëlindjen e Bora Zemanit dhe Donaldi e kuptoi menjëherë mesazhin. Këtë gjë Donaldi është detyruar që t’ia shpjegojë dhe Beatrix në mënyrë që ajo të mos mërzitej. Pas kësaj bisede mes dyshes, ka reaguar dhe vëllai i këngëtares, Alban Ramosaj. Duket se Albanit i ka pëlqyer kjo maturi e treguar prejmotrës së tij dhe e përkrahu sjelljen e të motrës.

Disa pakënaqësira po ndodhnin prej ditësh mes çiftit më të përfolur brenda shtëpisë, Donaldit dhe Beatrix. Para pak ditësh Beatrix ishte shumë e mërzitur nga nominimi i mikut të saj, Dagz, ku dhe u shpreh se ne do të eleminohej ai, do të dilte dhe ajo dhe kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Donaldit.

Edhe gjatë spektaklit prime të “Big Brother VIP” u fol gjatë në lidhje me çiftin ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit. Sipas saj ai është ftohur dhe nuk sillet më si në fillim me të. Pas mbrëmjes, të dy kanë folur me njëri-tjetrin por biseda ka qenë e tensionuar dhe madje ata kanë përmendur edhe ndarjen.