Lancio Music

Momentet më të bukura nga “AMA”, Dua Lipa triumfon për herë të parë me një çmim

U mbajt në “Microsoft Theater”, Los Angeles ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” aka “AMA’s” sigurisht nën masat strikte të Covid-19. Gjatë tapetit të kuq dhe të gjithë ceremonisë u zbatua distancimi socilal megjithëse në publik kishte një grup të vogël spektatorësh për atmosferë. Eventi i rëndësishëm i muzikës solli edhe një herë më pranë publikut yjet e muzikës por jo vetëm.

Në tapetin e kuq parakaluan artistët tanë të preferuar dhe ata të cilët morën vlerësimet më të mira për paraqitjen e tyre ishin; Jennifer Lopez, Megan Fox, Machine Gun Kelly, Doja Cat dhe Dua Lipa. Kjo e fundit shkëlqeu në të gjitha aspektet duke rrëmbyer gjithashtu një çmim për këngën më të mirë Pop/Rock me “Don’t Start Now”, pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

25-vjeçarja me origjinë shqiptare performoi live edhe hitin e saj “Levitating” duke dhuruar një interpretim elektrizues duke rrëmbyer edhe zemrat e shikuesve. Sakaq, The Weekend dhe Roddy Rich ishin më të nominuarit e mbrëmjes, me 8 nominime secili.

Artistë të tjerë që dhuruan performanca spektakolare ishin edhe Jennifer Lopez, Justin Bieber & Shawn Mendes me hitin e tyre të sapo publikuar “Monster” ndërkohë që ky i pari këndoi edhe “Lonely” dhe “Holy”. Katy Perry u ngjit në skenë për herë të parë që kur u bë mama dhe performoi “Only Love”. Në sy ra edhe paraqitja e Megan Thee Stallion dhe e Jennifer Lopez, e cila ishte shumë pranë censurimit me nivelin ku e çoi performancën.

https://www.youtube.com/watch?v=JDqtMW9mDZk