Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Momenti im erdhi tani”, Beatrix Ramosaj u drejtohet banorëve e revoltuar!

Nëse ka një situatë të showbiz-it që po përflitet kudo, ajo është pikërisht trekëndëshi i dashurisë, Bora-Donald-Beatrix. Donaldi dhe Beatrix duket se kanë krijuar një lidhje shtëpie brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe publiku është ndarë në ata që e përkrahin këtë lidhje dhe në ata që janë totalisht kundër duke mbajtur kështu anën e Borës jashtë.

Megjithatë, ata tani duket se dëshirojnë ta shijojnë çdo moment dhe t’i përkushtohen njëri-tjetrit. Së fundmi ka qenë Beatrix që ka bërë një deklaratë në lidhje me këtë duke thënë se dëshiron që ta shijojë këtë eksperiencë.

Gjithkush, secili ka bërë jetën e vet. Dikush është beqar, dikush i martuar, eksperiencat… shumë bukur. Momenti im erdhi tani, kështu që më lini të jetoj, faleminderit për mirëkuptim.

Donaldi hyri në shtëpi si një djalë beqar, por pas ardhjes së Bora Zemanit në shtëpi, me të cilën ka patur një lidhje, situata u trazua dhe ai ndihej konfuz, kështu pohoi se lidhje e tij ishte “complicated” pra paksa e komplikuar. Mirëpo, e gjithë situata u përmbys kur, Donaldi nisi të krijonte afrimitet me Beatrixa-n derisa ata u puthën dhe tanimë janë të lidhur së bashku.

Kjo situatë shaktoi shumë komente të cilat përfunduan edhe në ofendime lidhur me dyshen. E gjithë kjo situatë duket se e mërzit shumë aktorin, i cili teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë, në xham shkruajti: “Më nxirrni që këtu”, e më pas duke treguar se e gjitha ishte një shaka, krahas shkruajti: “Ose jo, jo”.

Mirëpo, në rrjet kjo ‘thirrje’ e Donaldit u keqinterpretua duke e cilësuar sikur aktori është në një gjendje të rënduar emocionale, ndaj pak më parë ai mori një zarf të zi ku i kërkohej të mos bënte më të tilla veprime, të cilat keqintepretohen në mënyra të ndryshme jashtë, pasi në të kundërt do dënohet.