Bota Travel

Momenti kur kroçera më e gjatë në botë përplaset me një port në Karaibe!

Kroçera më e gjatë në botë është përplasur në një port në Karaibe, teksa po ankorohej. Anija “Harmony of the Seas” u përplas në një bankinë në Falmouth, Xhamajka, ndërsa e gjithë ngjarja u kap në kamera. Pasagjerët e anijes gjigante dëgjuan zhurmën e përplasjes me një zgjatim prej betoni të portit, por “Royal Caribbean Blog”, kompania që operon anijen, tha se dëmet ishin sipërfaqësore.

Aksidenti raportohet se ka ndodhur të martën e 26 majit, teksa anija po lëvizte mbrapsht për t’u ankoruar në vendin e caktuar. Anija ishte nisur për një tur 7-ditor nga Florida, ku kishte vizituar Bahamasin, para se të ndalej në Xhamajka. Anija është e gjatë 362 metra dhe peshon gati 227 mijë tonë. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar rreth 1,18 miliardë euro. Anija ka nja kapacitet prej 6410 pasagjerësh, me 23 pishina dhe 2700 dhoma.

Ndërkaq, javën e shkuar nisi ardhja e parë e grupeve të turizmit të organizuar në mënyrë më masive në bregdetin e Durrësit. Të enjten ishin çarterat e parë me polakë teksa të shtunën ishin ata me nordikët që mbërritën pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë. Në Aeroportin e Tiranës u ulën çartera nga Oslo, Norvegjia dhe Kopenhagen në total katër të tillë. Në vazhdim pritet që numri i çarterave të vijë në rritje me turistë nga destinacione të ndryshme që vijnë të organizuar nga marrëveshjet e turoperatorëve shqiptarë me agjencitë e huaja.

Sjellim në vëmendje se tendencat e fundit në treg, kanë sjellë gjithnjë e më shumë modele të çuditshme superjahtesh, e megjithatë projektuesit nuk duket se kanë ndërmend të ndalen, teksa vazhdojnë të shfrenojnë imagjinatën e tyre. Nga jahtet në formën e një anije kozmike, te jahtet që ngjasojnë me peshkaqenë, apo edhe ato të frymëzuar nga filmat fanstastiko-shkencorë, janë vetëm disa prej tyre që lundrojnë nëpër ujërat ndërkombëtare.