Gossip Sport

Momenti më epik në finalen e “Euro 2020” tanimë e përjetësuar në një tatuazh!

Momenti kur Giorgio Chiellini tërhoqi Bukayo Sakan nga jaka është bërë një meme virale dhe tani është përjetësuar gjithashtu si një tatuazh në krahun e një tifozi italian. Ishin minutat e fundit e kohës së rregullt në finale të “Euro 2020” në Wembley kur talenti anglez tentoi të kërcënonte portën e Italisë nga mesfusha.

Kapiteni i Italisë, Chiellini e dinte se çfarë mund të ndodhte po ta linte Sakan të kalonte, duke e ndaluar atë me një kapje nga jaka e fanellës. Imazhi u kthye në një meme në situata të ndryshme, por ajo tani ka kaluar një hap më tutje.

Dikush ka bërë një tatuazh në krahun e Chiellinit që tërheq Sakan mbrapa dhe tanimë ky gjest i këtij tifozi u bë virale. Italia fitoi turneun në gjuajtjet e penalltive pas barazimit 1-1 në Wembley, me Gianluigi Donnarumman që bëri pritjen vendimtare të Sakas. Axurrët fituan Kampionatin Evropian për herë të dytë pas vitit 1968.

Rikujtojmë, se Italia dhe Argjentina, do të shkruajnë historinë si dy kombëtaret e para që do të garojnë për trofeun që do të quhet “Kupa Maradona”. Diskutimet janë zhvilluar mes UEFA-s dhe CONMEBOL, ndërsa së fundmi edhe FIFA e ka dhënë miratimin për ndeshjen midis kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut.