Celebrities Gossip Showbiz

“Momentin e parë që të pashë, u ndjeva si në shtëpi”, Angela Martini uron bashkëshortin për ditëlindje me fjalët më të bukura!

Pas skandalit të arrestimit të bashkëshortit të saj, Angela dha një intervistë për mediat rumune, duke e cilësuar si “ferr” ngjarjen që i ndodhi asaj dhe bashkëshortit dhe ajo që na “shkriu zemrat” ishte dedikimi i dashurisë për partnerin e saj.

Ishim me miq në restorant dhe një person në rroba civile jo si polic, nuk e kishim parë më herët, erdhi tek bashkëshorti im dhe i tha: “A je Dragos Savulescu”. Reagimi i parë, i thashë: “Më trego letrat. Kam avokatët më të mirë në botë në të gjithë botën, të kompanive më të mira për mbrojtje juridike. Me të gjithë që jemi konsultuar kanë thënë kjo [rasti] është shaka. Kjo nuk është e drejtë. Është abuzim i madh. Po flasim për një ngjarje të para 19 viteve. 2002. Burri im ishte 28 vjeç, sot është gati për t’u bërë 48. Kjo çfarë po flasim ishte çështje politike për shkak të përfshirjës së një prej njerëzve. Dragos ishte një nga 36 njerëzit. Ai u përfshi disi sepse s’ka prova për Dragos. Ai është dashuria e jetës time. Po të ishte ndryshe, nuk do kaloja nëpër këtë ferr. Edhe po të ma thoshte Dragos në fillim një ngjarje të tillë si film unë sërish do shkoja pas tij prapë. 

E së fundmi, duket se gjërat në jetën e tyre pas shpalljes së Dragos-it si i pafajshëm po shkojnë mirë. Ditën e sotme, ky i fundit feston ditëlindjen e tyre dhe supermodelja ka zgjedhur fjalët më të ëmbla për ta uruar. Me anë të një video-je ku shfaqen së bashku, Angela ka shkruar:

Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva si në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua 

https://www.instagram.com/p/CU8EffBjgEv/

Bashkëshorti i supermodeles Angela Martini prej kohësh tanimë kishte probleme me drejtësinë dhe madje, mediat e shtetit rumun raportuan urdhërin e  arrestit ndërkombëtar të lëshuar për Saluvescun për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh. Ai ishte në kërkim pasi u akuzonte se ishte përfshirë në një grup kriminal (30 anëtarë), i cili përllogaritej ta kishte dëmtuar shtetin me 114 milionë euro përsa i përket disa pronave në Constatta dhe Mamaia.

Pas këtij skandali, Saluevscu u arratis në drejtim të panjohur, megjithatë nuk e pati të gjatë. Sipas mediave greke, biznesmeni rumun, i cili ishte arratisur së bashku me një person tjetër në një ishullin, ku shpenzoi shifra marramendëse u arrestua së fundmi në Mykonos.

Pasi arrestimi i tij u bë kryefjalë e mediave, biznesmeni rumun u lirua nga paraburgimi dhe u vendosur nën kontroll gjyqësor duke mos u lejuar të largohet nga Greqia. Gjyqi u hap pasi shteti rumun kërkoi ekstradimin e tij, i cili vazhdoi të gjykohet.

Mirëpo, së fundmi biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali.