Showbiz

Monica Bellucci bën daljen e parë publike me të dashurin 18 vite më të vogël

Ylli italian Monica Bellucci që prej vitit 2017 aludohej se ishte në një lidhje me ish-modelin dhe skulptorin francez, Nicolas Lefebvre por asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht.

Në interivsta të ndryshme ajo ka thënë se është në një lidhje me dikë me të cilin kuptohet dhe ndihet shumë mirë por kurr nuk ka dashur të zbulojë identitetin e tij.

Ditën e djeshme për herë të parë ajo është shfaqur në publik me të dashurin e saj në sfilatën e “Chanel” në Grand Palais ku u prezantua koleksioni i fundit i stilistit të ndjerë Karl Laferfeld.

Nicolas Lefebvre i cili është 18 vite më i vogël në moshë se Monica Bellucci është gjithashtu edhe babai i një vajze 8-vjecare të quajtur Anahi.