Showbiz

Monica Bellucci tërhiqet nga prezantimi i “Sanremo”-s

Ikona e kinematografisë italiane Monica Bellucci vendosi papritur të tërhiqej nga prezantimi i festivalit të njohur “Sanremo”.

Vendimi i saj erdhi pak ditë pasi Amadeus, drejtuesi artistik dhe prezantuezi, bëri publik 11 prezantueset e tij ku përfshihet moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu.

Kjo e fundit do të prezantojë natën e tretë të festivalit krah Amadeus dhe Georgina Rodriguez, partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Sa i përket Monicës ajo u shpreh se nuk kishte arritur një marrëveshje me Amadeus ku të dyja palët të ishin të kënaqura megjithatë ajo shpreson të jetë prezantuesja e “Sanremo”-s në vitet në vazhdim.

Organizatorët apo drejtuesit e festivalit ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë rreth këtij vendimi të papritur madje ende nuk dihet se kush do të zëvendësojë Monica Bellucci-n.