Celebrities Showbiz

Monica Lewinsky rrëfen problemet e shëndetit mendor gjatë skandalit seksual me Bill Clinton!

Monica Lewinsky reflektoi mbi problemet rreth shëndetit mendor që ajo përjetoi në vitet 1990 për shkak të skandalit lidhur me romancën e saj me Presidentin e SHBA së atëhershëm Bill Clinton, duke treguar me detaje në një intervistë të bërë së fundmi, çmimin që iu desh të paguante dhe sesi ajo e ka rimarrë nën kontroll historinë e saj që nga ajo kohë. Lewinsky, një ish praktikante në Shtëpinë e Bardhë, i tha David Axelrod të CNN në një episod të podcast “The Ax Files” të publikuar të enjten se hetimi mbi skandalin, i cili tërhoqi vëmendjen e kombit për vite dhe përfundimisht çoi në fajësimin e Clinton, bëri që ajo të kishte mendime lidhur me vetëvrasjen. Ajo shpjegoi se si i kishte pyetur avokatët që punonin për këshilltarin e pavarur të atëhershëm Ken Starr se çfarë do të ndodhte nëse ajo do të vdiste.

Unë thjesht nuk mund të shihja një rrugëdalje nga ajo situatë. Dhe mendova se ndoshta kjo ishte zgjidhja. Si nuk kishte një protokoll? Kjo është një pikë ku supozohet të sillni një psikolog ose, e dini, diçka të tillë.

Deklaratat e Lewinsky-t vijnë pasi një vëmendje e re po i kushtohet çështjes që ajo kishte me Clinton në moshën 22 vjeç, ndërsa shërbente në administratën e tij. Kthesat dhe detajet e skandalit po shpjegohen në “Impeachment: American Crime Story”, një serial i ri në të cilin Lewinsky është producente. Lewinsky i tha Axelrod se pasi Starr, i cili gjithashtu kishte hetuar çështje të tjera që lidheshin me Clinton, filloi të hetonte çështjen, ajo filloi të vizitonte një psikiatër, një veprim ky që e ndihmoi atë të kalonte sprovën.

Unë mendoj se shumë njerëz që kanë pasur ndonjëherë ide vetëvrasëse e gjejnë veten në një moment ku ndjehen vetëm. Dhe psikiatri u përgjigj në telefon. Kështu, unë e di, unë isha shumë me fat.

Në një shkrim të vitit 2014 të botuar në Vanity Fair, Lewinsky tha se ajo kurrë nuk kishte tentuar të bënte vetëvrasje, por se kishte tundime të forta vetëvrasëse disa herë gjatë hetimit dhe periudhën më pas. Lewinsky, e cila vitet e fundit ka folur publikisht për mënyrën se si pikëpamja e saj për çështjen ndryshoi gjatë lëvizjes #MeToo dhe sesi ajo luftoi për vite të tëra për të luftuar që jeta e saj të përcaktohej nga kjo lidhje, i tha Axelrod se puna e saj në serialin e ri e ka ndihmuar atë përpjekjet për të rimarrë kontrollin e historisë së saj.

Kjo histori ka të bëjë me njerëz të vërtetë dhe unë jam e përfshirë në të, por gjithashtu ka të bëjë me diçka më të madhe. Ajo pasqyron diçka më të madhe në shoqërinë tonë. Dhe kështu që shoqëria jonë ndryshon, ka mënyra të ndryshme që kjo histori bëhet e rëndësishme.