Celebrities Gossip Showbiz

Monika feston ditëlindjen e së bijës në mënyrën më të bukur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”!

Le të themi që “Big Brother VIP” është shndërruar tashmë në një fenomen të padiskutueshëm. Të gjithë jemi shumë kureshtarë se çfarë do të ndodhë ditë pas dite me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe se si do të shkojë rrugëtimi i tyre deri në finale ku vetëm njëri do të mund të fitojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Një prej banoreve që ka qenë pjesë e shtëpisë që prej fillimit është Monika Lubonja. Aktorja na ka falur shpesh momente shumë gazmore ashtu si dhe është përfshirë në mjaft debate. Shpeshherë, Monika e ka përmendur vajzën e saj Tea gjatë qëndrimit të saj në shtëpi dhe ditën e sotme, ajo ka patur ditëlindjen ndaj aktorja edhe pse larg ka vendosur t’ja festojë së bashku me banorët e tjerë.

Teksa me disa peshqira, banorja ka formuar në oborr emrin Tea një zemër dhe numrin 100, së bashku me pjesën tjetër të banorëve të cilët kanë ngritur dolli për këtë rast. Ndërkohë Monika gjithashtu i ka kënduar vajzës së saj këngën e ditëlindjes.

Është e vështirë ta keni humbur episodin live të së premtes së kaluar në “Big Brother”, ku Monika Lubonja u surprizua nga piloti që e kishte kërkuar aq shumë ta takonte. Monika ka krijuar shpesh plot situata humoristike kur bëhet fjalë historinë e saj me pilotin e parashutave dhe droneve që u vijnë banorëve për t’i surprizuar.

E duket se Monikës i ‘paska mbetur mendja’ tek piloti. Gjatë një darke në shtëpi, aktorja i është drejtuar nëpërmjet kamerave këngëtarit Elgit Doda dhe aktorit të humorit Romeo Veshaj. Ajo i thotë që ka një kërkesë, që ata të krijojnë një kënge për të dhe pilotin.

Rikujtojmë se, së fundmi, një dyshe që në fillim dukej se ishin aleatë ka përfunduar në jo vetëm një ftohje mes tyre, por edhe një debat paksa të ashpër. Fillimisht gjithçka nisi nga një batutë e Ilirit, ku në formë shakaje i kërkoi Monikës një treshe me lopën (një nga kafshët që u bë pjesë e shtëpisë për pak ditë). Pjesë e kësaj shakaje u bë dhe një nga banorët më të rinj, Dritan Brama.