Monika Kryemadhi: E lë Ilirin me femra të tjera…
Ndryshe • 17:52 06/01/2021
Ajo është një personazh shumë i njohur i politikës. E angazhuar shumë e re në FRESH dikur, tashmë kryetarja e LSI-së dhe mbi të gjitha bashkëshortja e një prej liderëve politikë më të fuqishëm. Bëhet fjalë për Monika Kryemadhin, e cila ishte sot e ftuar në Top Albania Radio, për të folur rreth jetës së saj private dhe politike. Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë martuar 25 vite më parë dhe kanë dy vajza dhe një djalë. Monika është shumë aktive në jetën politike dhe shpeshherë edhe kritike, por sot në emisionin “Ndryshe” ajo zbulon gjithçka të pathënë më parë për marrëdhënien me bashkëshortin e saj. Gojët e liga lart e poshtë flasin se Ilir Meta është shumë feminist, por mendimi i Monikës për këtë fakt na habiti të gjithëve.
Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat. Paloma: Domethënë… ti e lejon? Monika: Po sigurisht… pse jo?! Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë? Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë? Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin… Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër… Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim! Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme. Paloma: Bravooo Mona!
Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se seksi nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë se seksi, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.  
Nga Dita Ndërkombëtare e Gargares tek negativiteti në BBV – Ndryshe 23/04/2024
Ndryshe 00:07 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk e duroj dot Eglën, negativitet që nuk i shkon një femre”!
Ndryshe 00:04 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Rama duhet të mbante premtimin për taksën e bizneseve të vogla”!
Ndryshe 00:02 25/04/2024
Visjan Ukcenaj: “Nuk do e stimuloj djalin tim të bëhet aktor sepse…”!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
“Marramendësi nga Bërzhita”, banori më i ri në BB VIP 3!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
Gjithçka duhet të dini mbi shtatzëninë prej gargares!
Ndryshe 00:00 25/04/2024
Dea Vieri: “Burri im do lajë e fshijë, unë do vërdallisem”!
Ndryshe 21:09 17/04/2024