Celebrities

Monika Kryemadhi në një rrëfim si asnjëherë më parë, deklaratat romantike për Ilir Metën!

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë e ftuar Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndër të tjera ajo foli dhe për jetën e saj private, si dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta. Nga fillimet e tyre të njohjes, e deri ditët e sotme, Kryemadhi erdhi me një rrëfim të rrallë.

Monika Kryemadhi tregoi se as vetë nuk e kishte kuptuar se si kishte rënë në dashuri me Metën dhe puthjen e parë e kishte dhënë në ambientet e selisë së PS në vitin 1994. Ajo u shpreh:

Dashuria jonë, Iliri ka qenë njeriu që kam patur inat shumë se është maskilist, urrejtja kthehet në dashuri, nuk e kam kuptuar asnjëherë se si rashë në dashuri, ishim në korridorin e PS, në janar të ’94 i kam dhënë puthjen e parë. Kam qenë 20 vjeçe. Nofkat kanë qenë të çuditshme, noshi, zemër… Nëse bëj diçka të mirë, nëse nuk më thotë Ilir Meta e ke bërë mirë, kam dështuar. Nuk jetoj dot pa të. Më bën shumë herë të bie në dashuri.

Por çfarë nuk i pëlqen asaj tek Ilir Meta?

I lë të gjithë rrobat aty njëra mbi tjetrën. Është njeri që që bën shumë sport, del për ecje dhe thotë po i lë këtu, do i vesh pastaj pasdite prapë dhe ato bëhen të gjitha palë.