Aktualitet

Monika Kryemadhi zgjedh mandatin në Fier, Petrit Vasili hyn në Kuvend!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zgjodhi të mbajë mandatin e fituar në Qarkun Fier në votimet politike të dy muajve më parë. Me marrjen e këtij mandati në Fier, Kryemadhi i hap rrugën Petrit Vasilit që hyjë në Kuvendin e ri, si përfaqësues i Qarkut Tiranë.

Ndërkaq, mbetet jashtë Parlamentit Kejdi Mehmetaj, e renditur e dyta në listën e Fierit. Vendimi është bërë i ditur nga shkresa e Kryemadhit e depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kryemadhi shpreh vullnetin për të zgjedhur mandatin e deputetit për Lëvizjen Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, LSI-ja mori vetëm 4 mandate: dy në Tiranë, një në Fier dhe po një në Shkodër.