Celebrities Showbiz

Monika Lubonja feston sot ditëlindjen dhe urimin më të ëmbël e merr nga mikesha e saj Fifi!

Monika Lubonja ishte një nga banorët më dinamike të këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Albania”. Ajo dhuroi gjithçka, nga të qeshurat dhe shakatë e shumta me banorët e tjerë, e deri te emocionet e forta gjatë spektaklit. Monika tregoi se nuk ka frikë të sfidojë moshën, dhe të përballojë më së miri bashkëjetesën me të tjerë VIP-a të moshave të ndryshme.

Monika ishte padyshim një nga personazhet më interesante, që shkëlqeu në të gjitha drejtimet. Ajo spikati për idetë e saj, për origjinalitetin, për debatet dhe spontanitetin e saj në të gjitha lojërat dhe situatat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Tani Monika po e shijon qëndrimin e saj me familjen dhe miqtë e saj dhe ajo reflekton pozitivitet dhe buzëqeshje edhe në rrjetet sociale.

Dita e sotme është një ditë shumë e rëndësishme për aktoren pasi ajo feston ditëlindjen e saj të 54-të. Të shumta ishin urimet nga të afërmit e saj, fansat por edhe miqtë e ngushtë. E më i ëmbli deri më tani, patjetër që ishte ai i mikeshës së saj, Fifit.

Monika dhe Fifi ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën që gjatë qendrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Miqësi kjo që duket se është bërë akoma dhe më e fortë tani që ato janë jashtë.

Fifi vendosi që ta uronte Monikën me disa nga momentet e tyre më të mira nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Krahas tyre ajo shkroi fjalët:

Gusha ime, gëzuar edhe 100 Pranvera shpirt! E lumtur që të kam gjetur, të dua!

Rikujtojmë se, para pak ditësh, Monika ishte e ftuar në spektaklin “Për’puthen Prime”. Ish-banorja zhvilloi edhe një takim me Mevlanin. Ata të dy patën një bisedë mjaft të këndshme edhe pse Mevlani u shpreh se ishte pak fanatik për veshjet e zbuluara.