Celebrities Pardon My French

Monika Lubonja shprehet ‘pa doreza’ për finalistët e “Big Brother Vip Albania”!

Ajo i dha gjithçka edicionit të parë të “Big Brother Vip Albania”. Lotët, të qeshurat, surprizat dhe emocionet e forta nuk munguan nga Monika Lubonja në “BBV”. Për të përshkruar këtë rrugëtim emocionues, Monika Lubonja ishte e ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio.

Një nga ish-banoret e “Big Brother Vip Albania” që arriti shumë pranë finales, por nuk ia doli të ishte një finaliste, Monika Lubonja, ndër të tjera u shpreh për zgjedhjen e saj për të qenë në një dyshe me Beniadën. Një zgjedhje që shpeshherë u gjykua, Monika tregoi arsyet që e çuan në atë vendim.

Arjola kishte dalë në ato momente. Në prime tjetër u bë debati Donald-Einxhel që ishte një debat i fortë. Gjithashtu u kthye në fenomen Einxhel me forcën që kishte për t’u rikthyer me krah të lënduar. Ishte një treshe shumë e fortë, Donaldi ishte i fortë. Ndaj, isha më pak e rrezikuar përballë Beniadës.

Por kë sheh fitues Monika Lubonja?! Ajo nuk deshi të veçonte një emër, por megjithatë vlerësoi finalistët për gjithçka që i kanë dhënë programit.

Nëse do të ishte femër do të doja të ishte Einxhel. Donaldi ka sjellë ngjarje, fakte, histori. Edhe Iliri është një strateg i mirë. Ashtu si edhe Beniada është një vajzë shumë e zgjuar që i dha humor shtëpisë.

Kujtojmë, se është vënë re tensioni mes Monikës dhe Arjolës, të cilat gjatë qëndrimit në shtëpi ishin shumë mikesha. Lidhur me keqkuptimet e mundshme apo situatat e tensionuara, Monika u shpreh si më poshtë.

Arjola për mua është një mikeshë. Arjola ka patur shumë raste që më ka zgjedhur në zinxhir, më ka shpëtuar, ka qenë pranë meje në momentet e vështira, ashtu siç kam qenë dhe unë pranë Arjolës.

Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara.