Celebrities Gossip Showbiz

Monika Lubonjës “nuk i del e keqja” me Ilir Shaqirin, por as ky i fundit nuk ia lë mangët!

Ata ishin padyshim dyshja më e komentuar e edicionit të parë të “BBV”. E kemi fjalën për aktoren e njohur Monika Lubonja dhe fituesin e këtij “reality show”, Ilir Shaqiri. Sherret mes tyre ishin padyshim ndër më të komentuarat e duket se gjakrat nuk janë ftohur edhe pas mbarimit të spektaklit. Së fundmi, Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Ilirin dhe Monika nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet duke ironizuar situatën.

Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme dhe me ironi ajo është përgjigjur: “Iliri”, me disa emoji duke qeshur. Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja u përgjigj: “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!” Ndërkohë Iliri është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krah së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, duke treguar qartë që i referohet Monikës pasi aktorja gjatë “BBV” tregoi se i pëlqen shumë bananet.