Celebrities Gossip Showbiz

“Monika po më vjedh…”, Sara Hoxha reagon pasi Monika Lubonja veshi këmishën e Ledrit!

Në spektaklin e së premtes së kaluar në “Big Brother VIP”, Ledri ishte i ftuar për t’ju bërë një surprizë shumë emocionuese dy miqve të tij shumë të mirë, banorë të shtëpisë, Dj Pm dhe Dj DAGZ. Takimi mes tyre ishte vërtet shumë prekës, por nuk munguan dhe të qeshurat nga komentet e Arbanës dhe banorëve.

Një moment shumë interesant ishte ai kur Monika i mori Ledrit këmishën që mbante veshur. Por, aktorja nuk e ka lënë me kaq, pasi e ka veshur atë në spektaklin e mbrëmjes së djeshme. Lidhur me këtë nuk mund të mos reagonte Sara, e cila me anë të një Instastory me shumë humor ka shkruar:

Monika po me vjedh stilin?

Rikujtojmë se, para disa ditësh bukuroshja organizoi festën para lançimit të linjës me shumë të ftuar VIP që ishin aty për të mbështetur Sarën në këtë sipërmarrje të re të sajën. Me anë të disa fotove, nga vetë personazhet e famshëm të ftuar duke dhe ambienti ku u organizua festa për promovimin e ‘Skosmetics’.

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

E së fundmi duket se ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri. Teksa para pak ditësh publikoi një foto ku shfaqej veshur me shumë stil dhe mund të themi me plot gojë shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shihnim, teksa pozonte para flamurit amerikan, reperi na paralajmëroi se do të sjellë një këngë të re me një titull shumë interesant, “Amerikana”.