Celebrities Gossip Showbiz

Morena Taraku humb njeriun e shtrenjtë dhe na përlot me fjalët për të!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Por, këtë herë nuk do të flasim për këtë, por për një tjetër anë të sajën shumë të ndjerë. Së fundmi, Morena ka humbur një njeri të familjes shumë të shtrenjtë për të dhe bëhet fjalë pikërisht për gjyshin e saj. Me anë të një Instastory ‘selfie’ që ka postuar me familjarin e ndjerë, krahas ka shkruar:

Abej u prefsh në paqe. Të dua shumë gjyshi jem. Përqafe shumë mamin sot kur takoheni mas 17 vjetve.

Morena ka treguar gjithmonë mallin dhe mungesën që ndjen për nënën e saj, e cila ka ndërruar jetë shumë vite më parë. Në çdo festë ajo kujdeset t’i shkruaj fjalët më emocionuese, duke thënë se nuk ndihet e kompletuar pa të.

Së fundmi, Stresi na ka surprizuar dhe me një projekt të ri të cilin e ka zbuluar gjatë një ‘bisedimi online’ me ndjekësit e tij. Teksa është pyetur nëse do të sjellë ndonjë bashkëpunim me Morena Tarakun, njëkohësisht një mikeshë të tijën shumë të mirë, reperi ka treguar se kënga me të tanimë është thuajse gati.