Celebrities Gossip Showbiz

Morena Taraku probleme me policinë?!

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese. Mirëpo, duket se këtë herë këngëtarja është “përballur” me policinë dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Me anë të një Instastory ku ka treguar se ndodhet rrugës për të shkuar në Kosovë dhe policia e ka ndaluar atë. Në mënyrë ironike, bukuroshja ka shkruar krahas video-s:

Kështu të presin në Kosovë. Jemi të dashur dhe të mirëkuptueshëm kuptohet!

Rikujtojmë se, Morena gjithashtu ka reaguar në rrjete sociale mbi vdekjen e reperit grek Mad Clip, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Këngëtarja la përgjysmë një bashkëpunim me të ndjerin.

Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti… 

“Nëse don’, kënga e publikuar nga Ledri Vula u mendua në fillim se do të ishte në bashkëpunim me Morenën, pas video-s që vetë reperi publikoi në Instagram-in e tij ku ecte përkrah bukuroshes e veshur me një fustan të kuq shumë provokues. Megjithatë, ajo thjesht ishte modele në klipin e Ledrit, ku mund të themi dukej shumë provokuese.

Para pak kohësh, Morena ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit tonë në lidhje me diskutimet për ‘Open Balkan’ mes Ramës dhe Vuçiç, Morena ka ‘sulmuar’ drejtpërdrejtë kryeministrin me anë të një Instastory.

Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajme andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e le më gjithë ata kosovarë të tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje: Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Europa, tendat, ushqimet, veshmbathjet, e të gjitha zhdukeshin ende pa arritur në vendin që prisnim ne! A thua ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që kinse Kosova nuk paska ndihmuar asgjë.