Celebrities Gossip Showbiz

Mori kritika të shumta për ushqimin në “Met Gala”, reagon kuzhinieri i eventit!

Së fundmi, aktorja e njohur Keke Palmer nëpërmjet një postimi në Instastory i tregoi të gjithë ndjekësve të saj se sa ishte zhgënjyer nga ushqimi në “Met Gala”. Por, mënjëherë pas kësaj, ka reaguar kuzhinieri nga New York-u i cili mbrojti punën e tij pas kritikave të shumta që mori ndaj menusë në këtë event kaq të rëndësishëm.

Marcus Samuelsson teksa foli për “TMZ” u shpreh se qëllimi ishte të krijonte një menu me bazë bimorë. Ai gjithashtu tha se ka marrë vlerësime të shkëlqyera për vaktin me tre pjata të përgatitura për mbrëmjen madhështore në New York.

Palmer, e cila mori pjesë në “Met Gala” për herë të parë, bashkë-prezantoi një transmetim të drejtpërdrejt të Vogue. Raportimet kanë thënë se kushton të paktën 30 mijë dollarë për secilin person që të marrë pjesë në këtë ngjarje, e cila shërben si një mbledhëse vjetore e fondeve për “Met Gala”.

Rikujtojmë, se tapeti i kuq  i “Met Gala”-s ka një histori të paharrueshme të krijimit të veshjeve që realisht janë për t’u mbajtur mend. Gjithmonë kjo mbrëmje ka qenë plot ngjarje dhe surpriza të papritura. Në këtë link ju prezantojmë të famshmit që shkëlqyen me veshjet e tyre në “Met Gala 2021”.

Ndërkaq, hyrjen më spektakolare në këtë event e bëri gjimnastja Nia Dennis e cila ndërsa mbërriti në “Met Gala”-n e saj të parë, bëri disa lëvizje fantastike në shkallët e muzeut dhe sigurisht që meritonte një vlerësim maksimal për shfaqjen që dha. E shoqëruar nga banda muzikore “Brooklyn United Marching Band” të veshur me kostume në ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu, Dennis duhej e mrekullueshme gjatë performancës së saj, e veshur me një body ngjyrë lejla dhe atlete në po të njëjtën ngjyrë.