Lifestyle Love & Sex

Mos e bëni më! 5 gjërat që duhet të ndaloni t’ia thoni partnerit…

Një marrëdhënie dashurie është shumë delikate, ndërkohë që të dy partnerët duhet të tregojnë kujdes në mënyrën e komunikimit. E ndërsa, nuk duhet të mbani sekrete nga njëri-tjetri, këto pesë gjëra nuk jua sugjerojmë t’ia thoni partnerit!

1. Ankesa

Ju duhet të ndaloni t’i ankoheni partnerit tuaj. Fjalë të tilla si “ti duhet” apo “ti nuk” nuk keni pse ia thoni atij. Fundja, ju e dashuroni atë për të mirat e të këqijat e karakterit, ndaj këto fjalë janë të tepërta. Megjithatë, nëse ka diçka e cila ju shqetëson, ju duhet t’ia thoni atij në mënyrën e duhur.

2.Fjalë absolute

Fjalët absolute gjithashtu nuk duhet të përdoren mes partnerëve. Ndër to, përmendim “përgjithmonë” apo “kurrë”, fjalët të cilat duhen shmangur. Ju as vetë nuk e dini se çfarë do të zgjasë përgjithmonë, apo çfarë s’do të ndodhë kurrë, ndaj bëni mirë mos të kërkoni diçka të tillë nga partneri. Lëreni çdo gjë të marë rrjedhën e saj.

3.Gjykime

Do të ishte e tmerrshme, nëse partneri, pra njeriu që e keni zgjedhur me koshiencë të plotë të jetë pjesë e jetës suaj, t’ju gjykonte. Ndaj, nëse nuk ju pëlqen që t’ju ndodhë diçka e tillë, as ju mos e bëni. Fjalët gjykuese duhet mos t’i përdorni në biseda më partnerin tuaj, pasi ai nuk po jua thotë që ta gjykoni, por që ta mirëkuptoni.

4.Ironi

Fjalët ironike nuk duhet t’i përdorni në një bashkëbisedim me partnerin tuaj. Kjo nuk është aspak normale, ndaj ju sugjerojmë t’i shmangni ato. Vërtet ironi të mirë mund të bëjnë veç njerëzit e zgjuar, por njerëzit e zgjuar dinë gjithashtu ku edhe me kë ta përdorin.

5.Ofendime

Kjo supozohet mos të jetë aspak pjesë e kësaj liste, megjithatë ne po jua rikujtojmë. Nuk duhet të përdroni fjalë ofenduese në një bisedë apo debat me partnerin tuaj. Ndaj, herën e ardhshme që do të jeni të nxehur apo të irrrituar, merrni pak kohë për t’u qetësuar, e më pas diskutoni me të.