Celebrities Gossip Showbiz

Mos e besoni po deshët po Beniada e gjeti burrin…

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Herë pas here, Beni ndan me ne momente të ndryshme nga jeta e saj dhe video mjaft ‘funny’ ashtu siç jemi mësuar ta shohim shpesh atë. Disa orë më parë, modelja ka ndarë me ne një video TikTok ku duket një djalë i njohur në rrjete sociale i quajtur Jose Ramos. Djali është shumë bukurosh dhe i ka tërhequr vëmendjen Benit tonë, aq sa ta cilësoj (në formë shakaje) si ‘burrin e saj’.

E gjeta burrin  

E ftuar në ‘Më lër të flas’, Beni u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë ajo.

Modelja gjithashtu u pyet lidhur me jetën e saj personale dhe bukuroshja në mënyrë jo të drejtpërdrejt na tregoi se në fakt është ‘single’.