Celebrities Gossip Showbiz

“Mos e lëndo” është surpriza e Dafinës për këtë Shën Valentin!

Prej muajsh tashmë Dafina Zeqiri kishte paralajmëruar publikimin e një albumi me titull “Dafinë Moj”. Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, Dafina zbuloi se albumi do të dalë në treg i plotë më datë 1 Tetor dhe këngëtarja i surprizoi të gjithë me këngët dhe bashkëpunimet që solli.

Teksa së fundmi ka lançuar dy videoklipe, bashkëpunimin “Më fal” me Majk dhe me partnerin e saj të zemrës Dj Geek “Tdu – Duh”, bukuroshja ka vendosur të vijë me një tjetër surprizë. Pikërisht për ditën e të dashuruarve, Dafi lançoi “Mos e lëndo”, projekt që e kishte paralajmëruar prej ditësh tanimë. Në videoklip, këngëtarja shfaqet e veshur e gjitha me të kuqe, duket se i është përshtatur më së miri përmbajtjes së këngës.

Por, përpos surprizave në muzikë, Dafi asnjëherë nuk ngurron të na surprizojë me pamjen e saj ku herë shfaqet vërtet provokuese e herë plot stil. Së fundmi, me anë të postimit të fundit në llogarinë e saj në Instagram, bukuroshja na ka treguar ndryshimin që ka bërë në ‘look’ dhe pikërisht në flokët e saj. Me flokë të valëzuara dhe pak bjonde në pjesën e përparme, këngëtarja është shfaqur si një divë e vërtetë.

Kënga më e fundit nga Dafi është bashkëpunimi me partnerin e saj që ka mbi 2 javë që është publikuar. ‘Tdu -Duh” po korr mjaft sukses me mbi 2 milion klikime në platformën YouTube.