Health & Beauty Lifestyle

Mos e neglizhoni, ngjyra e urinës tregon shumë për problemet tuaja shëndetësore!

Ngjyra e urinës mund të jetë një tregues shumë i mirë për problemet shëndetësore. Urina me ngjyrë të kuqe mund të jetë shenjë se keni gjak në urinë, infeksion të traktit urinar, probleme me prostatën, sëmundje të veshkave, tumor, apo sëmundje tjera. Ngjyra e urinës, mes tjerash, tregon edhe sa të hidratuar jemi. Nëse ngjyra e urinës është transparente atëherë jeni shumë të hidratuar. Nëse e keni ngjyrë të verdhë të zbehtë atëherë jeni të shëndetshëm dhe të mirëhidratuar.

Nëse e këni ngjyrë mjalti jeni të dehidratuar. Nëse e keni ngjyrë kaf kjo tregon shenjë potenciale të ndonjë sëmundje të mëlçisë apo dehidratimit të madh. Pini ujë dhe kontaktoni me doktorin nëse urina mbetet në këtë ngjyrë. Ngjyra portokall tregon dehidratim ose problem me mëlçinë.

Ngjyra e kaltër me shumë gjasa është shkaktuar nga ngjyra e ushqimit. Mund të jetë edhe efekt i ndonjë ilaçi, shenjë e ndonjë infeksioni bakterial apo sëmundje të rrallë gjenetike. Ngjyra e kuqe shfaqet nëse keni ngrënë boronica apo panxhar. Nëse nuk keni ngrënë, kontaktoni menjëherë mjekun sepse mund të jetë shenjë e ndonjë infeksioni, ndonjë problemi me prostatën, etj. Ngjyrat e tjera mund të shkaktohen nga ushqimet, medikamentet apo ilaçet e ndryshme.