Food & Drink Health & Beauty

Mos e teproni, ja sa fruta në ditë duhet të konsumoni sipas ekspertëve!

Nëse konsumohen me tepricë, frutat si çdo ushqim tjetër mund të jenë të dëmshme. Të pasura me vitamina dhe burim fibrash, frutat rregullojnë funksionimin e zorrëve, veçanërisht në rastet e kapsllëkut. Por, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë rezultat të kundërt. Një person nuk duhet të hajë më shumë se 2-3 racione në ditë. Nutricionistja italiane Gaia Gottardi thotë se:

Një porcion është i barabartë me afërsisht 150-200 gramë. Në terma konkretë kjo korrespondon, për shembull, me dy kivi, një mollë, një banane të vogël dhe disa kokrra rrushi. Konsumimi duhet të jetë me masë për shkak të sheqerit që përmbajnë frutat dhe që quhet fruktozë. Në sasi të tepërt, fruktoza rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe shkakton rritje të insulinës. Sasia e tepërt e frutave mund të shkaktojë çrregullime si fryrje dhe dhimbje të barkut. Fibrat e frutave, të cilat nuk janë shumë të tretshme, mund të jenë irrituese për zorrët. Në dimër duhet të konsumohen fruta të pasura me vitaminë C, si kivi dhe agrumet. Në verë përfitojmë vitaminën E dhe antioksidantët nga frutat e kuqe dhe frutat e pasura me ujë, si shalqiri dhe pjepri. Duhet të shamngim lëngjet e frutave, të cilat nuk kanë fibra, janë më pak të pasura me vitamina dhe shumë të pasura me sheqerna.

Gjatë këtij muaji, konsumoni fruta dhe perime me përmbajtje të lartë uji dhe vitamine C. Ato do të sjellin hidratim se dhe do t’ju ndihmojnë me përmirësimin e sistemit imunitar. Luleshtrydhet janë një nga frutat më të shijshme. Ato kanë shumë pak kalori dhe janë të pasura me lëndë ushqyese si vitamina C, fibrat, vitamina B dhe acidi folik. Ato ndihmojnë në rregullimin e proceseve të tretjes, zvogëlojnë ndjenjën e urisë, ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit dhe kanë veti të shkëlqyera antioksiduese dhe anti-inflamatore. Luleshtydhet gjithashtu stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë pozitivisht në forcimin e imunitetit.