Celebrities Gossip Showbiz

Mos e testoni Rinën se mund të nxjerrë anën e saj ‘të keqe’…

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen. 

E teksa tanimë kanë vazhduar jetën e tyre si private ashtu edhe atë profesionale, Rina vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale. Pak minuta më parë bukuroshja duket se na ka paralajmëruar se nëse njerëzit e testojnë, ajo do të nxjerrë në pah anën e saj ‘të keqe’ ose siç e ka cilësuar, të ‘gangsteres’.

Nuk e dimë nëse artistja e ka ndarë këtë postim në formë ‘thumbi’ apo për të na treguar një anë tjetër të sajën.

Ujorët e urrejnë kur njerëzit përpiqen të testojnë anën e tyre të gangsterit. Jemi të qetë për një arsye, mos na bëni ta tregojmë përse.

Siç shpesh ka konflikte mes artistëve ku akuzojnë njëri-tjetrin për imitim edhe Rina në formë ‘thumbimi’ është shprehur kështu për këngëtare të tjera, ku këtu dyshohet për ato që quhen ‘rivalet e saj’. E për këtë para pak ditësh bukuroshja ka postuar një shprehje ku na tregon se kjo është një nga arsyet që ajo vazhdon të punojë dhe sjellë projekte të reja.