Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Mos Elgit Doda sapo na paratha “planin” e Donaldit?!

Ai është një nga zërat më të përfolur të momentit. Bëhet fjalë për artistin Elgit Doda, këngët e të cilit gjithnjë janë kthyer në hite muzikore. Duket se, së fundmi, Elgiti është në kulmin e karrierës së tij, duke numëruar hite të njëpasnjëshme muzikore.

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, në një lidhje telefonike, Elgit Doda ndër të tjera foli për hitin “TL (Toxic Love)”, një këngë që numëroi mijëra klikime që në çastet e para të publikimit. I pyetur a ishte kënga për Bora Zemanin, Elgit Doda u shpreh si më poshtë.

Ishte ndjesi e Donaldit. Nuk më tha Donaldi për kë ishte ndjesia… Mund të kem patur edhe unë ndoshta një histori. Ishte thjesht ndjesia për një lidhje toksike. Është temë e bukur sepse çdo njeri mund të ketë kaluar një gjë të tillë. Ai asnjëherë nuk përmendi për kë, por njerëzit e çojnë ku të duan.

Duke folur për këngën “Ku Je”, një tjetër sukses të tijin, Elgiti ndoshta na paratha “planin” e Donaldit, teksa zbuloi se pritet të publikojë një tjetër projekt muzikor brenda datës 14 shkurt.

Njeriu që donte një dashuri toksike “TL (Toxic Love)”, e kërkonte gjithmonë “Ku Je”, por në fund fare e kuptoi që nuk ia vlente. Kjo është një triologji sepse është me tri këngë, ku tek e fundit i thotë “Mirupafshim”. Kënga do të vijë brenda datës 14 shkurt. Nuk e di çfarë ka qenë në trurin e Donaldit, nuk kemi folur fare për këtë…