Celebrities Gossip Showbiz

Mos flini gjumë sonte! Don Xhoni dhe Butrint Imeri publikojnë sonte “Corazon”

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri. Dyshja prej kohësh kanë treguar se kanë një miqësi shumë të mirë që duket se do ta përdorin edhe në muzikë duke na sjellë kështu një dhuratë shumë të bukur për festat e fundvitit.

Butrinti dhe Don Xhoni kanë zbuluar pak më shumë detaje rreth këngës së tyre. Teksa kanë publikuar një vizatim ky duken dy djemtë dhe një vajzë misterioze, dy artistët kanë zbuluar se do të sillnin stinën e verës në dimër. Përmes disa postimeve në InstaStory gjatë këtyre ditëve, ata kanë njoftuar se kënga e re quhet “Corazon”, ndërkohë që videoklipi i këngës është xhiruar në Dubai.

E edhe pse disa pjesë të shkurtra nga kënga i kemi dëgjuar tanimë, qëndroni zgjuar sonte deri në orën 23:59 për ta dëgjuar të plotë shoqëruar me videoklip.

Rikujtojmë se, Don Xhoni nuk para del në intervista, madje daljet e tij televizive mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por duket se së fundmi pas pak kohësh pa dhënë asnjë intervistë ka vendosur të tregojë pak më shumë për ndjekësit e tij. Në një intervistë për një radio gjermane në Berlin, reperi ka treguar shumëçka për sukseset e tij dhe për bashkëpunimin e fundit me Loredanën. Për këtë të fundit, reperi ka folur me shumë superlativa.

E dua mendësinë e saj, punën, bën muzikë të çmendur. Ishte nder për mua që ajo Loredana bëri muzikë me mua. Nuk bëj shumë bashkëpunime. Bëj vetëm me ata që i shoh se mund të punoj me ta. Loredana është boss, gangsta.