Lifestyle

Mos gënjeni kurrë, përveç këtyre rasteve!

Jeni gjendur ndonjëherë në situata të vështira dhe nuk keni ditur si të shpëtoni nga ato? Nëse ju ka shkuar në mendje të gënjeni por keni dashur të jeni të ndershëm me personin përballë, po ju tregojmë se janë pikërisht tre “gënjeshtra të bardha” të cilat mund t’i përdorni.

1. Kur gjendeni në rrezik

Rasti i parë kur mundeni dhe madje duhet t’i përdorni “gënjeshtrat e bardha” është kur siguria juaj vendoset në rrezik. Për shembull nëse ju pyesin a jeni të shoqëruar, apo ku është banesa juaj, apo gjithçka tjetër që rrezikon sigurinë tuaj, ju pa diskutim duhet të gënjeni.

2. Kur jepni kritika

Në rast se jeni duke dhënë kritika konstruktive, por nuk dëshironi të tregoheni të ashpër, atëherë zgjidhja është të përdorni pikërisht një nga këto gënjeshtra. Kritika do të marrë një tjetër formë më pozitive dhe të dashur. Personi përballë jush nuk do të lëndohet dhe nuk do të dojë të heqë dorë.

3. Kur dëshironi që personi tjetër të kalojë një kohë të mirë

Kjo është një tjetër “gënjeshtër e bardhë”, pasi qëllimi juaj nuk është i keq. Ju dëshironi të mirën e personit tjëtër ndaj dhe jeni duke e gënjyer. Ju nuk keni arsye të ndiheni fajtorë për këtë veprim, ndaj mos e vendosni veten në këto pozita.