Horoskopi Lifestyle

Mos guxoni t’i dilni përpara kur janë të uritur këtyre shenjave të zodiakut!

Ka disa arsye se pse ndiheni vazhdimisht të uritur. Llojet e ushqimeve që hani, nëse keni humbur peshë kohët e fundit, sa stërviteni dhe sa flini, të gjitha mund të ndikojnë në atë se sa shpesh ndiheni të uritur ose stomaku juaj është vazhdimisht i zhurmshëm, thotë për ‘Washington Post’, profesoresha e mjekësisë Ellen A. Schur, MD, MS. Hulumtimet kanë treguar se uria nuk është e njëjtë për të gjitha ushqimet. Nëse jeni të uritur me siguri keni dëshirë për ushqime të pasura me sheqer, karbohidrate ose yndyrë.

Ndërkaq, sipas astrologes Brilla Samay, këtyre tre shenjave të zodiakut u ndodh të kenë uri më shumë se kujtdo tjetër.

Dashi

Herën tjetër që do të ftoni një Dash në shtëpi, sigurohuni që t’i ofroni diçka për të ngrënë. Dashi është i njohur për vullnetin e tij të fortë dhe natyrën e veprimit të shpejtë. Shenja e zjarrit, gjithnjë gjendet në pikën e fundit të urisë.

Demi

Nëse një Demi i përmbahet rutinës së zakonshme të vakteve, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëse ngatërroni kohën e tyre të vaktit, mund të prisni një ndryshim serioz në personalitetin e tyre.

Gaforrja

Për shkak se reputacioni i ëmbël dhe i kujdeshëm i një Gaforreje, mund t’ju ketë çuditur që janë pjesë e kësaj liste, duhet ta dini që emocionet e tyre janë shumë të lidhura me urinë. E kanë të domosdoshme që të hanë atë ushqim që dëshirojnë, përndryshe nuk i dihet si sillen.