Music Selected By

Mos harroni “Selected By” nga Dj Vini sonte!

Sigurisht që dita e dielë është për t’u argëtuar dhe për të kërcyer nën tingujt e një muzike të përzgjedhur. Është dita perfekte për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës në punë, shkollë apo dhe prej komunikimit me shumë njerëz. Sidoqoftë, Top Albania Radio ju vjen gjithmonë në ndihmë çdo të dielë në orën 20:00, me një maratonë dy orëshe me muzikën më të mirë që mund të dëgjoni.

Me “Selected By”, tashmë një program shumë i dashur për të gjithë ju, ku këtë herë do të jetë nën drejtimin e DeeJay-t më të kërkuar, Dj Vini.  Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një shoqëri të mirë, ngrini volumin e radios më të mirë në vend dhe shijoni muzikën magjepsëse pasi ai do të sjellë për ju muzikën më të mirë, të përzgjedhur me shumë kujdes, si dhe artistët më të talentuar me projektet më të suksesshme muzikore.

Mos u shqetësoni, Dj Vini do të qëndrojë me ju për plot 120 minuta, për një të dielë më ndryshe dhe plot pozitivitet! Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.