Music Selected By

Mos harroni të dëgjoni “Selected By” me muzikën e përzgjedhur nga Dj Wizii sonte!

Është dita e fundit e kësaj jave dhe ju nuk ke asnjë motiv?! Një ditë e tillë ka nevojë për pak ritëm dhe pak muzikë të mirë dhe të përzgjedhur. Është dita perfekte për të rikuperuar energjitë e humbura gjatë javës në punë, shkollë apo dhe prej komunikimit me shumë njerëz. Sidoqoftë, Top Albania Radio ju vjen gjithmonë në ndihmë çdo të dielë në orën 20:00, me një maratonë dy orëshe me muzikën më të mirë që mund të dëgjoni.

Me “Selected By”, tashmë një program shumë i dashur për të gjithë ju, ku këtë herë do të jetë nën drejtimin e DeeJay-t më të kërkuar në jetën e natës, Dj Wizii.

Sonte do të jeni nën shoqërinë e tingujve dhe rrymave të ndryshme dhe sigurisht nuk mund të mungojnë këngët që preferohen dhe dëgjohen nga të gjithë, ato komerciale. Si gjithmonë, këshilla jonë nuk duhet harruar që të ndizni radion dhe të ngrini volumin deri në maksimum për të shijuar muzikën e mirëpërzgjedhur nga Dj jonë tepër i talentuar, Dj Wizii.

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.

Mos harroni! Në orën 20:00.