Celebrities Music Selected By

Mos harroni të ndiqni sonte në orën 22:00 “Selected By” nga Dj Vini!

Top Albania Radio gjithmonë rezervon surpriza për të gjithë dëgjuesit e saj. Fundjava mbyllet bukur në radio pasi çdo të diel në orën 22:00 vjen “Selected By” një program muzikor që nuk duhet ta humbisni. Të gjithë adhuruesit e muzikës, pavarësisht rrymës, ky program është për ju duke ju përçuar vetëm energji pozitive për ta nisur ditën e nesërme me “vibe”-in e duhur.

Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht nga Dj resident të radios suaj më të dashur. Çdo bllok muzikor i transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë. Sonte do ta nisim me disa përzgjedhje të hiteve, zgjedhur dhe miksuar nga Dj Vini. 120 minuta ndryshe, për të mos u humbur, si asnjëherë më parë nën Shoqërinë e “Selected By”.

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.