Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta 2Ton sapo na zbuloi se ka nisur nga puna për këngën e tij më të re?

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E për të gjithë ju dashamirësit e 2Ton duket se ai ka nisur nga xhirimet për këngët e albumit dhe këtë e ka treguar duke na zbuluar një skenë të videoklipit me anë të një Instastory.

Vetëm pak ditë më parë ai ka publikuar videoklipin e këngës së parë në bashkëpunim me një artiste të re, Valo 93 e kjo duket se është një nga surprizat e albumit.