Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta do ti shohim Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz bashkë si dj?

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë. Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre, ku na kanë zbuluar se  së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Së fundmi Einxhel dhe Dagz kanë qenë të ftuar në dasmën e një të afërmi të tyre. Me anë të postimeve të shumta në rrjete sociale, ku na kanë publikuar shumë momente nga festa, të dy na kanë treguar gjithashtu se Einxhel e ka shoqëruar Dagz si dj dhe duket se janë argëtuar shumë me këtë pjesë e ju ka pëlqyer si ide. Vetëm pak më parë Einxhel ka postuar disa foto të tjera, ku dhe ka shkruar në sensin e humorit:

…Tani presim rezervime për dasma të tjera, atmosferë e garantuar

Me postimet e tyre, dy artistët duken shumë ‘couple goals’ dhe në fotot më të fundit që prezantuesja ka ndarë në Instagram, përpos faktit se duken shumë bukur, mbishkrimi i postimit na ngre dyshimet se pas lindjes së bebit, mund të kemi një dasmë në horizont. Epo, mirë do ishte mos ta mbyllnin vetëm me dasmën e Arminës këtë vit…

Së fundmi bukuroshja ka treguar se vazhdimisht merr komente negative në rrjete sociale nga disa ndjekës lidhur me shtatzaninë e saj e para disa ditësh prezantuesja ka zgjedhur të reagojë duke mos dashur t’i kalojë kaq lehtë.