Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Don Xhoni sapo na paralajmëroi se do të publikojë një projekt të ri këto ditë?

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

E projektet më të fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ ka shumë pak që ka publikuar EP-në e tij të parë (mini- album) dhe projektin solo ‘Rruga’.

Duket se Don Xhoni ka vendosur të publikojë një surprizë të re dhe këtë na e ka treguar me anë të një postimi në Instastory ku teksa ka zbuluar datën e koncertit të radhës krahas ka shkruar: “E kemi dhe një befasi deri atëherë Mannheim, shihemi me 10 qershor”.

Mendoni dhe ju si ne se befasia nga artisti do të jetë një surprizë e re për ndjekësit e tij?

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ashtu si kanë qenë dhe më të fundit ku teksa kanë treguar se kanë qenë së bashku për të performuar në një koncert në Dusseldorf,  krahas duket se na kanë zbuluar dhe një ‘sekret të vogël’.