Celebrities Gossip Music Showbiz

Mos ndoshta Elgit Doda është frymëzuar nga këto ditë me shi për projektin e tij të rradhës?

Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të njohur të momentit. Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Mund të themi me plot gojë se ky vit ka qenë tepër i suksesshëm për të edhe në karrierë. Artisti ka publikuar shumë projekte që jo vetëm kanë arritur të ‘rrëmbejnë’ zemrën e publikut, por edhe të bëhen virale e të numërojnë miliona klikime.

Ka kaluar vetëm pak kohë që kur Elgiti ka publikuar këngën e tij të re, e cila titullohet “Ik’ e mesa duket se po punon për projektin e ri muzikor. Këtë na e ka treguar vetë artisti me anë të të një postimi në Instastory, ku ka publikuar një video duke luajtur në piano dhe gjithashtu në postim shkruan:

Kur qielli qan

Elgiti nuk i kursen thumbat në rrjete sociale nga kolegëve të tij me anë të shprehjeve të ndryshme të postuara në Instastory, ku si një prej tyre është marrë edhe një ndër postimet e tij të fundit. Këngëtari ka postuar foton tashmë legjedare të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi, të cilët pas kaq shumë viteve si rival në fushën e futbollit, tashmë pozuan bashkë për firmën e njohur të modës, Louis Vuitton. Elgiti e ka komentuar këtë foto me disa fjalë.