Lajmet e fundit

Mos ndoshta Enca me postimin e fundit sapo i hodhi një ‘thumb’ kolegeve të saj?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi Enca ka ripostuar në ‘Instastory’ një nga arritjet e saj të dikurshme, duke u cilësuar kështu si një ‘diss’ ndaj kolegeve të saj. Para disa kohësh këngëtarja ka marrë një çmim nga ‘You Tube’, pasi ka kaluar 1 milion subscribers, duke qenë kështu edhe artisja e parë shqiptare që e ka arritur këtë. Pak më parë Enca ka dashur t’ua rikujtojë këtë të gjithëve, pasi askush deri më tani nuk e ka arritur këtë sukses të këngëtares.

Mirëpo, së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, para pak ditësh, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

E duket se kjo këngë është pëlqyer aq shumë, sa ‘Kalle’ ka bërë dhe një vajzë që nuk është shqiptare të kërcejë shumë provokuese nën ritmet e këngës. Këtë gjë e ka postuar vetë bukuroshja, e cila ka ftuar dhe ndjekësit e tjerë ta bëjnë virale projektin e saj duke e kërcyer në mënyrë që ajo t’i shpërndajë në rrjetet e saj sociale.