Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Enca na tregoi se po udhëton me partnerin e saj?

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Së fundmi bukuroshja ka ‘trazuar rrjetin’ me videon e fundit që ka qarkulluar. Në video këngëtarja shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, ku duket prania e një djali misterioz, i cili i mbulon gjoksin me duar, të cilat mund të konsiderohen pamje +18.

Enca gjithmonë është kujdesur që ta mbajë jetën e saj private shumë sekrete, por me postimin më të fundit artistja na ka treguar se do të niset në një udhëtim, por ajo që na ngriti dyshimet se bukuroshja mund të udhëtojë me partnerin e saj është mbishkrimi ku shprehet:

Duke kapur ndjenja dhe fluturime

Enca ka trazuar gjithashtu ujërat me postimet më të fundit në Instastory. Artistja jo vetëm që ka bërë një deklaratë shumë të fuqishme, por dhe ka akuzuar rëndë disa nga çunat e showbiz-it duke u shpehur se janë homoseksualë dhe se paguajnë modele për të fshehur seksulitetin e tyre.