Showbiz

Mos ndoshta Kiki në “In My Feelings” është Kim Kardashian?!

Një postim i një fansi në rrjetin social Twitter ka çmendur rrjetin me disa teori të reja se Kiki në hitin e Drake, “In My Feelings” i referohet Kim Kardashian.

Postimi i tij që është ripostuar plot 57 mijë herë, tregon një analizë të plotë të albumit “Scorpion” ku pjesë të tekstit të disa këngëve i referohen pikërisht yllit të “Keeping up with the Kardashians”.

Fillimisht me “In My Feelings” ku Kiki, sipas fansit, është Kim K pasi edhe pseudonimi i saj është kështu. Gjithashtu mendohet se dyshja kanë patur një të kaluar romantike shumë të fshehtë dhe kjo zbulohet në një tjetër këngë ku Drake jep drejtime që të çojnë në shtëpinë e saj në kodrat e hollivudit perëndimor.

Megjithëse këto detaje mund të jenë thjeshtë rastësi, nuk do të ishte diçka e pazakontë që mes Kim dhe Drake të ketë pasur ndonjë shkëndijë pasi reperi famëkeq njihet për historitë e tij të dashurisë me vajzat më të famshme të industrisë.