Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta me kërkesën e saj për vitin 2022, Loredana sapo e quajti Mozzik ‘fake’?

Mozzik dhe Loredana kanë një histori dashurie aq sa të çuditshme dhe dramatike, aq edhe shumë të bukur. Nuk harrohen fillimet kur dyshja publikonin këngët e para që merrnin miliona klikime dhe ata dukeshin të pandarë dhe të bërë për njëri-tjetrin. Por që kur nisën krisjet e para, asgjë nuk u kthye më si në fillim.

Pas ribashkimit, dy artistët paralajmëruan albumin “No Rich Parents” që i lumturoi të gjithë ndjekësit e dyshes. Megjithatë, duket se përveç albumit, Mozzik dhe Loredana nuk mundi t’i bashkojë gjë tjetër, pasi ata u ndanë sërish.

E në një marrëdhënie kaq konfuze mes tyreme ndarje, ribashkime, padyshim që edhe postimet ‘thumbuese’ kundrejt njëri- tjetrit nuk kanë munguar. E duket se ka qenë pikërisht reperja që ka bërë diçka të tillë, ku teksa ka shpërndarë një ‘kërkesë’ për vitin 2022, diçka na bëri të dyshojmë rreth këtij postimi:

I dashur 2022, të lutem jo më njerëz fallso në jetën time

Gjithmonë ajo që do ta bashkojë dyshen është vajza e tyre Hana Aliu. Vogëlushja e tyre para pak ditësh mbushi plot 3 vjeç dhe urimet më të bukura nuk mund t’ja jepte askush veç prindërve të saj.

Rikujtojmë se para më shumë se 1 muaji, Loredana dhe Don Xhoni publikuan këngën e tyre më të re, njëkohësisht dhe bashkëpunimi i parë mes tyre. “Gjuj për to” pritej deri diku të ishte një hit duke parë edhe këngët e mëparshme shumë të suksesshme të artistëve, por milionat që po shtohen dita- ditës po e rezultojnë këngën një hit të vërtet.

Nga ana tjetër, Mozzik para vetëm 1 muaji publikoi këngën e tij solo “Shko” e cila ka afro 2 milion klikime në YouTube.