Celebrities Gossip Music Showbiz

Mos ndoshta postimi i fundit i Trixës ishte një përgjigje për Donaldin?!

Donald Veshaj ishte finalisti i “Big Brother VIP” dhe padyshim më i përfoluri duke dalë dhe si personazhi më i kërkuar në Google për vitin 2021 në vendin tonë. I përfolur për puthjen me Borën, lidhjen e tanimë ndarjen me Beatrix Ramosaj me të cilën krijoi një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV’, aktori ka vendosur që këtë herë të tërheqë vëmendje me një tjetër gjë.

Bëhet fjalë për një këngë të re që do të lançojë ditën e sotme në orën 18:00. E teksa na ka treguar një sekuencë shumë të shkurtër, një fragment që aktori ka vendosur të na zbulojë ka diçka që na lë disa dyshime se projekti mund të jetë një dedikim.

https://www.instagram.com/tv/CbQJz9Yruw8/?utm_source=ig_web_copy_link

Por pas këtij postimi ka reaguar edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj ku përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se më në fund e ka kaluar periudhën e vështirë të ndarjes nga aktori Donald Veshaj, me të cilin nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ dhe kishte shkruar:

Unë meritoj më shumë.

Të menjëhershëm kanë qenë edhe ndjekësit që kanë aprovuar fjalinë e Ramosaj, duke i dhëne gjithmonë mbështetjen dhe dashurinë e tyre.

Përpos eksperiencës në “BBV” duket se Trixa do të vazhdojë karrierën e saj normalisht në muzikë. Dihet tanimë shoqëria e saj e mirë me këngëtaren Dafina Zeqiri por disa Instastory të hedhura nga bukuroshja dhe vëllai i saj na bëjnë të dyshojmë për ndonjë surprizë në të ardhmen.

Fillimisht ishte Trixa ajo që publikoi një video ku ka bërë një video të maces së Dafit dhe krahas e ka etiketuar atë. Më pas ishte Alban Ramosaj ai që postoi një Instastory ku shfaqej së bashku me dy macet e këngëtares duke na bërë të dyshojmë se kanë diskutuar për ndonjë projekt të ardhshëm muzikor.