Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Rihanna sapo hodhi poshtë të gjithë thashethemet në lidhje me shtatëzëninë e saj?

Barbadosi së fundmi është shpallur zyrtarisht republika më e re në botë dhe në ceremoninë e zhvilluar në kryeqytetin Brixhtaun, ishte e ftuar edhe këngëtarja e njohur Rihanna, e cila u shpall heroinë kombëtare nga presidentja Mason. Përtej kësaj, ajo që u komentua më shumë gjatë kësaj ceremonie ishte jo veshja e Rihanna-s por barku i saj të cilët fansat kanë shprehur se ajo mund të jetë shtatëzënë.

Barku në fakt dukej disi i rrumbullakosur dhe shpesh diva e muzikës pop shihej teksa i mbante duart përpara duke shtuar pretendimet se ndoshta një fëmijë po vjen. Thashethemet kanë qarkulluar edhe një herë për Rihanna-n dhe një shtatzëni të mundshme por më në fund ajo vendosi që ta mbyllte të gjithë këtë çështje me anë të një bisede në rrjetin social Instagram. Teksa ajo po zhvillonte një bisedë me një nga fansat e saj, biznesmenia ka thënë:

Haaaaa! Stop! Ju nuk keni ardhur në 10 baby shower-et e para!

Ajo vazhdon duke thënë se thashethemi në lidhje me shtatzëninë përsëritet çdo vit. Rihanna aktualisht është në një lidhje me reperin e njohur 33-vjeçar, A$AP Rocky. Por ajo shtoi gjithashtu se nuk kishte nevojë për një partner për t’u bërë nënë.

Romanca e Rihanna-s dhe e partnerit të saj, reperit A$AP Rocky është përfolur shpesh në media. Së fundmi një burim i afërt konfirmoi për ‘Us Weekly’ se reperi i njohur ka shumë dëshirë që mes tyre të ketë diçka zyrtare si fejesë.

Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme. Duke iu referuar sugjerimeve që Rocky ka, kjo mund të ndodhë së shpejti, por nuk ka presion dhe ajo që ka më shumë rëndësi për të dy ata është të vazhdojnë të ndërtojnë këtë gjë vërtet të bukur që kanë krijuar.