Celebrities Gossip Showbiz

Mos ndoshta Robert Berisha sapo pranoi që është i dashuri i Albana Osmanit?

Epo, një dyshe të tillë nuk e kishim menduar ndonjëherë! Nëse po pyesnit veten se çfarë i bashkon Robert Berishën dhe Albana Osmanin, do të habiteni nga përgjigja. Së fundmi prezantuesja bukuroshe ka publikuar një karusel me disa fotografi ku shfaqet me rroba banjo dhe nuk mund ta mohojmë se duket e mrekullueshme.

Mirëpo, Albana ka tentuar ta çojë vëmendjen tek mbishkrimi që i ka vendosur fotografive, gjë e cila i solli shumë komente nga ndjekësit.

Pyetje: Pse jam akoma single?

Dhe në këtë eufori komentesh, ra në sy përgjigja e Robert Berishës që të themi të drejtën na habiti pak.

Nga sot nuk je

Nuk dihet nëse kjo është ndonjë batutë e Robertit apo një shenjë për t’i treguar ndjekësve se Albana është e tija, megjithatë një çift i tillë mes tyre do të ishte shumë interesant, për më tepër që të dy janë beqarë.

Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë në lidhje me ribashkimin e mundshëm mes tyre dhe na çuditi pak me përgjigjen e tij. I pyetur nëse është ribashkuar me Norën, ai ka treguar se në fakt nuk janë ndarë kurrë.

Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.